Për shumkë dita e sotme ka një simbolikë të veçantë, meqenëse pikërisht sot, më 14 shkurt, festohet dita botërore e të dashuruarve, përmes dhuratave të ndryshme që të dashuruarit i bëjnë njëri tjetrit.
Një javë para ditës së të dashuruarve, sheshet e pothuajse të gjitha vendeve të botës, mbulojnë vitrinat e dyqaneve me ngjyrë të kuqe, e cila simbolizon dashurinë.
Megjithëse, ka të tillë që mbështeten në mendimin se dashuria duhet të manifestohet çdo ditë dhe jo vetëm në data të caktuara si kjo, megjithatë zanafilla e krijimit të kësaj dite po ruhet edhe sot e kësaj dite.
Dashuria mund të jetë zgjidhja e të gjitha vështirësive, problemeve dhe mundimeve të njeriut, prandaj ta duam njëri tjetrin çdo ditë.
Radio KFOR-i uron që për dashuri të festoni çdo ditë.