Qendra për Art dhe Komunitet ‘Artpolis’, në kuadër të fushatës globale “Një miliard në këmbë”, në mbrojtje të të drejtave të grave dhe në mbështetje të fushatës bamirëse “Një ditë e Valentinit për të gjithë”, organizon shfaqjen teatrale “Copë Copë”.
Kjo shfaqje do të prezantohet, sonte (14.02.19) duke filluar nga ora 19:00, në Teatrin “Oda” në Prishtinë.
Sipas regjisores së shfaqjes, Zana Hoxha Krasniqi, karakteristikë e shfaqjes “Copë Copë”, është pjesëmarrja e një të mbijetuare të dhunës në familje, e cila luan në skenë bashkë me aktoret profesionale.
Kujtojmë që “Një Ditë e Valentinit për të gjithë”, e iniciuar nga Blerta Avdili dhe Jeta Xharra synon të mbledh fonde në përkrahje të Qendrës për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve në Kosovë.