Në kuadër të javës së Diplomacisë së Klimës, Ambasada e Finlandës në Prishtinë, më 25 shtator, do të shfaqë filmin “Little yellow boots” nga John Webster.
Ky film do të pasohet nga një diskutim i hapur për ndryshimin e klimës, që kryesisht kanë të bëjnë me këtë çështje dhe specifiksiht në atë se çfarë ne mund të bëjmë si individ për të ndryshuar botën pozitivisht.
Filmi gërsheton të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen në një film dokumentar të bukur, lëvizës dhe shpresëdhënës për fuqinë e secilit prej nesh për të bërë një ndryshim.