Çdo vit ‘Dita Bashkëshortëve’, shënohet me 26 janar dhe feston lidhjen mes dy njerëzve, vlerëson çiftet që janë krah njëri-tjetrit, sfidat që i ndajnë bashkë dhe vlerëson familjen që po e ndërtojnë bashkë.
Kjo ditë nuk ka të bëjë vetëm me dhënien e dhuratave, është një përkujtim për të kaluar më shumë kohë së bashku, për të shijuar njëri-tjetrin dhe për të vlerësuar njëri-tjetrin.
Ende nuk dihet saktë viti kur ka filluar të shënohet kjo ditë, mirëpo mendohet që si praktikë ka filluar në vitet e 80-ta, por me rëndësi është që kjo ditë na shërben si kujtim që të shpërndani sa më shumë dashuri për bashkëshorten/in tuaj dhe ua rikujtoni se sa të rëndësishëm është ajo/ai për ju!