Për të nderuar punën e palodhshme që bëhet për të siguruar një menaxhim efektiv në tregtinë botërore, ishte Organizata Botërore e Doganave e cila në vitin 1983, vendosi që datën 26 janar, të shënojë ‘Ditën Ndërkombëtare të Doganave’.
Ndërsa tregtia globale është rritur, rëndësia e ndërmjetësve doganorë për biznesin ka marrë gjithashtu një rëndësi më të madhe. Prandaj, janë zyrtarët doganorë të cilët luajnë një rol kyç në lehtësimin e qarkullimit të mallrave përtej kufijve, përmes një labirinti kërkesash sigurie dhe rregullatore dhe e bëjnë këtë në emër të shumicës dërrmuese të kompanive të përfshira në tregtinë ndërkombëtare, në mbarë botën.
Çdo vit ‘Dita Ndërkombëtare e Doganave’, shoqërohet me një temë të re. Tema e këtij viti është “Ushqyerja e gjeneratës së ardhshme: promovimi i një kulture të ndarjes së njohurive dhe krenarisë profesionale në dogana”.







