Cineplexx, vazhdimisht po sjellë premiera filmike, organizime të ndryshme për të argëtuar artdashësit si dhe shumë shpërblime për publikun e pranishëm.
Eventi i radhës nga Cineplexx, i dedikohet fëmijëve ‘Kids Fest’, që vjen me një ofertë speciale, ku biletat do të kushtojnë vetëm 3 euro, për të gjithë filmat e animuar, në të dy kinematë Cineplexx, atë në Prishtinë dhe Prizren.
Kjo ofertë e lartpërmendur vlen për filmat që do të shfaqen gjatë kësaj feste, që do të zgjasë tetë ditë, duke filluar nga data 27 janar deri më 3 shkurt, për filmat e animuar: ‘Minions 2’, ‘Puss in Boots: The Last Wish’, ‘Lyle Lyle Crocodile’ dhe ‘Norm of the North: Family Vacation’.