Peshkimi siguron një burim jetik të ushqimit, punësimit, rekreacionit, tregtisë dhe mirëqenies ekonomike për njerëzit në mbarë botën. Në dhjetor të vitit 2017, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në rezolutën e saj vjetore mbi peshkimin e qëndrueshëm, shpalli 5 qershorin si “Ditën Ndërkombëtare për luftën kundër peshkimit të paligjshëm, të pa raportuar dhe të pa rregulluar”.Në një botë me popullsi në rritje dhe uri të vazhdueshme, peshku është shfaqur si një ushqim i rëndësishëm për arritjen e sigurisë ushqimore. Megjithatë, përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të garantuar qëndrueshmërinë e peshkimit po rrezikohen seriozisht nga aktivitetet e paligjshme, të pa raportuara dhe të pa rregulluara të peshkimit.
Sipas Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, aktivitetet e paligjshme, të paraportuara dhe të parregulluara të peshkimit janë përgjegjëse për humbjen e 11-26 milionë tonë peshk çdo vit, e cila vlerësohet të ketë një vlerë ekonomike prej 10-23 miliardë dollarë amerikanë. Përmbushja e këtij objektivi ambicioz kërkon përpjekje të forta ndërgjegjësuese për të tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë ndaj ndikimeve negative të aktiviteteve të paligjshme, të paraportuara dhe të parregulluara të peshkimit, aktivitet në të cilin kjo organizatë ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive. Kodi është vullnetar dhe përcakton parimet dhe standardet ndërkombëtare të sjelljes për praktikat e përgjegjshme me synimin për të garantuar ruajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin efektiv të burimeve të gjalla ujore, me respektimin e duhur për ekosistemin dhe biodiversitetin. Vlen theksuar se OKB-ja shpalli gjithashtu vitin 2022 si Vitin Ndërkombëtar të Peshkimit Artizanal,i cili do të ndihmojë në fokusimin e vëmendjes te peshkatarët dhe tek grate, që përbëjnë 90 për qind të forcës punëtore të peshkimit në botë.