– Me 6 qershor, të vitit 1992, videoja e Guns N’ Roses “November Rain”, debutoi për herë të parë në kanalin MTV. Videoja epike 9-minutëshe, njihet si videoklipi më i shtrenjtë i realizuar ndonjëherë deri në këtë ditë, që kushton jo më pak se 1.5 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e buxhetit u shpenzua për ndërtimin e një kishe në shkretëtirë, në mënyrë që kitaristi Slash, të mund të ekzekutonte pjesën e tij dhe të qëndronte i vetëm, përballë kishës.
– Në po këtë datë të vitit 1972, David Bowie publikoi albumin e tij të pestë në studio ‘The Rise and Fall of Ziggy Stardust and the Spiders from Mars’. Albumi tregon historinë e një ylli të rockut, të quajtur Ziggy Stardust, i cili vepron si një lajmëtar për qeniet jashtëtokësore.