Pavarësisht se peshkaqeni balene, është peshkaqeni më i madh që ekziston në botë, i cili arrin një gjatësi prej 23 metra dhe peshon rreth 20 tonë, ai nuk është i rrezikshëm për njeriun.
Peshkaqeni balenë, njihet edhe për sjelljen e tij të ngadaltë dhe të butë dhe gjendet në ujërat e Oqeanit Paqësor, Atlantik dhe atë Indian. Për shkak të faktorëve të tillë, peshkaqeni balenë është jashtëzakonisht i lehtë për tu peshkuar dhe tregu i tyre ka çuar në një ulje prej 63% të popullsisë së tyre.
Kjo është një situatë alarmante, prandaj data e sotme, 30 gusht, i dedikohet pikërisht “Ditës Ndërkombëtare të Peshkaqenit Balenë”, e cila mëton të nxjerrë në pah mrekullinë dhe rolin e tij, në mbajtjen e ekosistemit, oqeanit të shëndetshëm dhe të ekuilibruar si dhe bën vetëdijesimin e njerëzve, për të punuar kolektivisht dhe për t’u siguruar që të mos humbasim këtë gjigant, që është në zhdukje e sipër.