Situata epidemiologjike në vend, vazhdon të jetë shumë më stabile se që ka qenë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Në një prononcim dhënë Radio KFOR-it, Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, z. Faik Hoti njoftoi:
‘’Në 24 orët e fundit, nga 550 testime, me Covid-19, janë konfirmuar 91 raste, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, janë shëruar 203 persona, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19, është 1.391 dhe janë vaksinuar 46 persona’’, pohoi, z. Hoti, duke nënvizuar edhe njëherë rëndësinë e vaksinimit, për të ju ofruar fëmijëve dhe kategorive të tjera të popullatës mbrojtjen më të mirë kundër formave të rënda të sëmundjes COVID-19.
‘’Qytetarët rekomandohen që të vazhdojnë të vaksinohen kundër COVID-19 me dozën e radhës. Doza përforcuese ju ndihmon në rindërtimin e imunitetit të dobësuar që ndodh me kalimin e kohës pa vaksinimit paraprak. Përmes vaksinimit janë shpëtuar shumë jetë dhe spitalet tona kanë përballuar më lehtë fluksin e pacientëve me COVID-19’’.
Çdo person mbi moshën 12 vjeçare, rekomandohet të marrë dozën përforcuese dhe çdo person që ka marrë dozën e dytë, së paku 5 muaj më parë.