– Sot, me 30 gusht, feston ditëlindjen këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e lindur në vitin 1989, në New York. Emri i vërtetë i këngëtares është Bleta. Ajo filloi karrierën si kantautore, duke shkruar tekste për Eminem, Selena Gomez, Nick Jonas dhe shumë të tjerë. Kënga e saj e publikuar në vitin 2008, e titulluar ‘I’m a Mess’, si pjesë e albumit të saj debutues ‘Expectations’, i solli këngëtares famë ndërkombëtare, duke u renditur në pozitat e para të top listave muzikore botërore.
– Në këtë datë, të vitit 2020, ishte këngëtarja Lady Gaga, ajo e cila fitoi më së shumti çmime në ‘MTV Video Music Awards’, duke fituar edhe çmimin për artisten më të mirë dhe këngën më të mirë të vitit.