Duke parë pasojat që Covid-19 ka lënë në gjithë botën, Kombet e Bashkuara, në vitin 2000, e shpallën datën e sotme 27 dhjetor, “Ditë Ndërkombëtare për Përgatitje për Epidemi” e cila synon të rris ndërgjegjësimin, shkëmbimin e informacionit, njohurive shkencore dhe praktikave më të mira, në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe global, si masa efektive për parandalimin dhe reagimin ndaj epidemive.
Kombet e Bashkuara, duke përfshirë edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, janë fuqimisht të përkushtuara për të mbështetur qeveritë dhe të gjithë partnerët në forcimin e gatishmërisë ndaj epidemisë, si pjesë thelbësore e punës për të ndërtuar një botë më të shëndetshme dhe për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të gjithsecilit vend.
“Dita Ndërkombëtare e Përgatitjeve për Epidemi” shënohet në datën e lindjes së Louis Pasteur, biologut francez përgjegjës për punën novatore mbi vaksinimet, të cilat ndihmuan në ndërtimin e kapaciteteve parandaluese, në rastet e shpërthimeve epidemiologjike.