-Me datën 28 dhjetor, të vitit 2003, albumi debutues i 50 Cent, i titulluar ‘Get Rich Or Die Tryin’ u emërua albumi më i shitur në SHBA.
-Më 28 dhjetor, të vitit 2021, u zgjodh divorci në mes të çiftit bashkëshortor Dr. Dre dhe Nicole Plotzker-Young. Këngëtari dhe njëherit producenti, Dr. Dre, pranoi që t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij, 100 milionë dollarë. Çifti ishin të martuar ndërmjet viteve 1996-2020.
-Në këtë datë, të vitit 1968, albumi i nëntë me radhë nga The Beatles, i njohur ndryshe si The White Album, arriti që të klasifikohet në pozitën e parë në toplistat muzikore në Amerikë.
-Në po këtë datë, të vitit 1978, në një sondazh vjetor të publikuar nga revista Rolling Stone, doli në përfundim se albumi i rock bendit The Rolling Stones ‘Some Girls’, ishte albumi më i mirë i atij viti.