Në këto ditë të festave të fund vitit, përdorimi i mjeteve piroteknike bëhet një traditë e zakonshme dhe e rrezikshme për shumë fëmijë. Është shumë e rëndësishme që të kemi kujdes dhe tu flasim fëmijëve, për rrezikun që mund të shkaktojnë mjetet piroteknike, për të evituar rreziqet dhe incidentet e panevojshme. Çdo vit Policia e Kosovës, mirëpo edhe mjekët apelojnë tek të gjithë qytetarët e Kosovës, që të evitojnë përdorimin e mjeteve piroteknike, por edhe nëse i përdorin ato, të mos përdoren nga fëmijët dhe të rriturit të jenë të kujdesshëm gjatë shkrepjes së tyre.
Sipas IKShPK-së, në Kosovë statistikat tregojnë për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë, çdo festë të Vitit të Ri, nga hedhja e mjeteve piroteknike!
Lëndimet nuk riparohen! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!