Çdo vit ‘Dita Ndërkombëtare e Mentorëve’ shënohet më 17 janar dhe është ditë e përkryer për të kujtuar dhe falënderuar një mentor, që ju ka ndihmuar që të arrini aty ku keni arritur sot. Shënimi i kësaj dite na rikujton se mentorimi kontribuon në nxitjen e zhvillimit, paqes dhe të drejtave të njeriut, për të ndërtuar një botë më gjithëpërfshirëse dhe më të mirë për të gjithë.
Marrëdhëniet e mentorimit na ndihmojnë të zgjerojmë objektivin tonë për diversitetin dhe përfshirjen, duke na lejuar t’i shohim të tjerët së pari si njerëz, ndërsa shikojmë përtej etiketave dhe stereotipave. Disa nga burrat dhe gratë më me ndikim në botë, suksesin e tyre ia atribuojnë të pasurit një mentor, siç ishin Nënë Tereza, Ansel Adams, Walter Cronkite, Colin Powell, Sally Ride dhe shumë të tjerë.
Edhe disa nga personat më me famë në botë, po ashtu kishin nga një mentor, p.sh. Maya Angelou ishte mentor e Oprah Winfrey, Steve Jobs ishte mentor i Mark Zuckerberg, Woodie Guthrie ishte mentor i Bob Dylan, etj.