– Me 17 janar, të vitit 1970, rock bendi The Doors, performuan live në ‘Felt Forum’, në New York. Këngët e kënduara u bënë pjesë e albumit të tyre të radhës, të cilin e titulluan ‘Absolutely Live’.
– Në këtë datë, të vitit 1976, grupi muzikor Earth, Wind and Fire, u klasifikuan në vendin e parë në Amerikë me albumin ‘Gratitude’. Albumi u certifikua tre herë me çmimin Platinum, nga RIAA (The Recording Industry Association of America).
– Më 17 janar, të vitit 2003, u zbulua një këngë e pa dëgjuar ndonjëherë nga John Lennon dhe Mick Jagger. Thuhet se kënga ishte regjistruar në vitin 1974, ku Jagger këndonte këngën ‘Too Many Cooks’, ndërsa Lennon luante në kitarë. Kjo këngë nuk ishte publikuar asnjëherë për shkak se John dhe Mick, nuk bënin pjesë në të njëjtën shtëpi diskografike.