– Më 18 janar, të vitit 1965, The Rolling Stones regjistruan dy nga super hitet e tyre ‘The Last Time’ dhe këngën ‘Play With Fire’ në studion RCA në Hollywood, të Kalifornisë.
– Në këtë datë, të vitit 1975, Barry Manilow për herë të parë arriti pozitën e parë në Amerikë, me këngën e tij ‘Mandy’. Titulli origjinal i këngës ishte ‘Brandy’, kur ishte regjistruar në 1972.
– Në këtë datë, të vitit 1989, në moshën 38 vjeçare, Stevie Wonder u bë personi më i ri i gjallë, që mori një yll në bulevardin ‘Rock and Roll Hall of Fame’.