“Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë” është një kremtim vjetor i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 11 shkurt të vitit 2015, e cila promovon qasjen dhe pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të grave në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.
Në ditët e sotme, në shumë vende të botës, ka ende barriera sociale për gra për tu regjistruar dhe për të arritur suksese në fushat e lartpërmendura, prandaj Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ftoi të gjitha shtetet anëtare, organizatat dhe organet e Kombeve të Bashkuara së bashku me individët dhe sektorin privat që të angazhohen në rritjen e ndërgjegjësimit dhe aktiviteteve arsimore për të promovuar qasjen e plotë dhe të barabartë të grave dhe vajzave në shkencë.