– Në këtë datë të vitit 1977, Pink Floyd lansuan albumin e tyre të 10-të të titulluar “Animals”. Që në lansim, albumi arriti vendin e tretë të top listës së albumeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
– Ishte 12 shkurt, i vitit 1997, kur Snoop Dogg dhe Sean Combs (Puff Daddy) mbajtën një konferencë për media, duke kërkuar përfundimin e rivalitetit në mes të Rap grupeve nga Bregu Lindor dhe ai Perëndimor i Amerikës, duke përmendur se ky rivalitet i mori jetën reperit të famshëm 2 Pac.
– Me 12 shkurt, të vitit 2017, Adele ishte fituesja më e madhe në ceremoninë e 59-të, të ndarjeve të çmimeve Grammy. Ajo fitoi pesë trofe, duke përfshirë çmimin për ‘Albumin e Vitit’, për albumin e saj 25, ‘Incizimin e Vitit’ dhe ‘Këngën e Vitit’, për këngën ‘Hello’.