Përmbledhjen javore, e fillojmë me varësinë në rrjetet sociale, varësi kjo e cila ka bërë që Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndalojë me ligj përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët dhe të rinjtë e moshave nën 16 vjeç. Projektligji është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe sipas mediave amerikane, ky projektligj nuk saktëson se cilat platforma do të ndalohen, por synon të gjitha mediat sociale që ndjekin aktivitetin e përdoruesve. Inteligjenca Artificiale edhe këtë javë ka qenë kryetemë. Së fundmi Google ka njoftuar se po sjell Inteligjencën Artificiale (AI) gjeneruese në Google Maps, për t’i ndihmuar përdoruesit të gjejnë hapësira të shumta dhe të ndryshme. Funksionaliteti do tu përgjigjet kërkimeve për restorante ose dyqane etj.
Të reja këtë javë patëm edhe nga vendi. Platforma e shërbimeve elektronike, e-Kosova, ka njoftuar per lansimin e dy shërbimeve të reja të cilat do tu lehtësojnë marrjen e shërbimeve qytetarëve të Kosovës. Bëhet fjalë për ndarjen e terminit të provimit teorik dhe praktik për patentë-shofer dhe pagesa e tarifave.