“Dita Ndërkombëtare e Goditjes në Tru”, shënohet çdo vit më 29 tetor, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për goditjet në tru, parandalimin e saj dhe rëndësinë e trajtimit të shpejtë. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për faktorët e rrezikut dhe mënyrat e parandalimit. Aktivitetet gjatë kësaj dite ofrojnë mundësi edukimi për të parandaluar goditjet dhe edukimin e njerëzve për simptomat e goditjes, siç janë mpirja e papritur, konfuzioni, vështirësia në të folur ose një dhimbje e fortë koke.
“Goditja në tru” mund t’i ndodhë gjithkujt, në çdo kohë dhe kudo. Prandaj, duke shënuar këtë ditë, ne kontribuojmë në një përpjekje të përbashkëta për të bërë ndryshime pozitive dhe për të shpëtuar jetë.
Simptomat e goditjes në tru janë të veçanta pasi ato ndodhin (godasin) shumë shpejt – nga këtu vjen edhe emërtimi ‘goditje’, e disa nga simptomat janë:
Mpirje ose dobësim i përnjëhershëm i fytyrës, krahëve, ose këmbëve (veçanërisht në njërën anë të trupit, në anën e kundër të pjesës së trurit që është prekur).
Konfuzion i menjëhershëm, probleme në të folur ose të kuptuarit e të folurit.
Probleme të menjëhershme për të parë me njërin ose të dy sytë.
Probleme të menjëhershme në të ecur, marramendje, humbje ekuilibri ose koordinimi.
Kokë dhembje e ashpër e menjëhershme, pa asnjë shkaktar të njohur.
Çfarë duhet të bëjë një i pranishëm?
Nëse besoni se dikush ka goditje në tru – nëse ai ose ajo menjëherë humb aftësinë për të folur, nëse zhvendos krahun ose këmbën në njërën anë, ose përjeton paralizë faciale në njërën anë, kontaktoni emergjencën. Çdo minutë vlen shumë, kur dikush ka goditje në tru. Sa më gjatë që ndërpritet qarkullimi i gjakut në tru, aq më i madh është dëmtimi.
Trajtimi i menjëhershëm mund të shpëtojë jetën e njerëzve dhe të përmirësojë shanset e tyre për t’u rikuperuar me sukses.