Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, me seli në Film City në Prishtinë ka hapur një vend të ri pune, për pozitën “Inxhinier”.
Kërkesat thelbësore për arsimim, përvojë pune dhe aftësi për këtë pozitë janë:
Diplomë universitare në inxhinieri ndërtimi
Njohuri bazë të programit AutoCAD
Minimumi 6 vjet eksperiencë në fushën e inxhinierisë e kombinuar me përvojë në menaxhimin e projekteve të infrastrukturës
Aftësi në shkrimin e raporteve teknike dhe shkrimin e Deklaratës së Punës
Eksperiencë në administrimin e kontratave dhe në menaxhimin e projekteve
Aftësi të mira pune në ekip dhe komunikim
Aplikantët duhet të kenë aftësi të mira të njohjes së gjuhës angleze dhe duhet të jenë banor të përhershëm të Kosovës.
Paga bazë për këtë pozitë është 1,714.00€ në muaj.
Formularin për aplikim për këtë pozitë dhe detaje tjera, mund ti gjeni në faqen https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-local/engineer.
Aplikacionet duhet ti dërgoni me e-mail në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int , deri më 11 nëntor 2024. Më shumë informata gjeni edhe në radiokfor.com.