Konfliktet, pasiguria dhe efektet e ndryshimeve klimatike, kontribuojnë në lëvizjen e detyruar të njerëzve, qoftë brenda vendeve apo përtej kufijve.
Pavarësisht nga arsyet që i detyrojnë njerëzit të lëvizin, emigrantët dhe personat e zhvendosur përfaqësojnë disa nga grupet më të cenueshme dhe më të margjinalizuara në shoqëri dhe shpesh janë të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe shfrytëzimeve të ndryshme. Ata kanë qasje të kufizuar në shërbimet thelbësore, përfshirë kujdesin shëndetësor si dhe përballen me sulme ksenofobie dhe stigma të nxitura nga dezinformatat.
Pakti Global për Migrim të Sigurt dhe të Rregullt (GCM) ofron mundësinë dhe udhëzimin për të aktualizuar lëvizshmërinë njerëzore dhe për të kapur mundësitë që ata i paraqesin.
Çdo vit, më 18 dhjetor, bota shënon “Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve”, një ditë e caktuar për të njohur kontributin e rëndësishëm të emigrantëve dhe sot më shumë se çdo ditë tjetër theksohen sfidat me të cilat përballen ata.