Megjithëse editimi i fotografive është njëra nga temat më të diskutuara në mesin e të rinjve, editimi është diçka që nuk këshillohet edhe aq nga ekspertët social, por kjo nuk vlen për të gjitha llojet e editimeve. Për shembull, shumë herë na ka ndodhur që një kujtim i bukur në fotografinë e shkrepur, mund të mos duket bukur, për shkak të hijes së dritës, ndonjë objekti që po e zbehë veçantinë, për shkak të vjetërsisë së fotografisë apo ndoshta për shkak të rezolucionit të dobët.
Prandaj, që kujtimet tuaja të veçanta në fotografitë që i keni shkrepur me telefonin tuja të mençur, të mos e humbin asnjëherë shkëlqimin, sot po sjellim disa nga aplikacionet më të mira për editim të fotografive.
Snapseed ëshë aplikacion falas për të dyja sistemet operative, iOS dhe Android, vjen nga Google dhe i njëjti sfidon edhe ‘programe serioze’ të editimit.
VSCO që është po ashtu aplikacion që mund ta shkarkoni falas në iOS dhe Android dhe i njëjti prej vitesh tashmë mban një pozicion goxha të lartë për mundësinë e editimit të fotografisë.
Adobe Photoshop Fix po ashtu bënë pjesë në listën e aplikacioneve të mira për editim të fotografive. Fix, ofron mundësi profesionale për të rregulluar aspekte dhe detaje të padëshiruara të fotografisë.
Picsart është më shumë një aplikacion dhe njihet se i jep ‘jetë’ fotografive përmes ngjyrave të shumta, e i njëjti mund të përdoret për modifikim edhe të videove.