Festat e fund vitit janë një kohë e shkëlqyer për të kthyer shtëpinë tonë, në një vend të ngrohtë ku duam të qëndrojmë për ditë të tëra, të rrethuar me magjinë që na e sjellin dekorimet e sezonit festiv. Radio KFOR-i sot, ju jep disa ide që të zgjidhni dekorimet e duhura, për një atmosferë sa më festive. Mos harroni që në fund vit, për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive, në dekorimin e ambienteve, të mbizotërojnë ngjyrat tradicionale të festave të fund vitit, si ngjyra e kuqe, e bardhë, jeshile apo e arta. Për një ambient sa më festiv, rekomandohet që të dekoroni edhe tavanin e shtëpisë. Ndriçimet festive, nuk duhet që të jenë vetëm pjesë e pemës së Krishtlindjes, për një ambient sa më magjepsës, ato duhet të vendosen edhe në tavan. Një ambient i dekoruar, nënkupton atmosferë festive në shumë kënde të shtëpisë. Që të ndjeni magjinë e festave të fund vitit, mos harroni që të dekoroni disa kënde në shtëpinë tuaj, në mënyrë që atmosfera festive të mos jetë e përqendruar vetëm në një hapësirë. Që të ndiheni të motivuar, rekomandohet që disa nga dekorimet t’i krijoni ju vet, pra të jenë dekorime punëdore. Mund të jenë edhe një palë çorape të personalizuara festive, e rëndësishme është që të krijoni dhe ta nxitni kreativitetin në këtë kohë. Mos i harroni edhe bukuritë e natyrës, të cilat mund të integrohen në ambientin festiv të shtëpisë tuaj. Përdorni elementë natyral, si drunjtë, shkopinj apo lule të thata, për të sjellë një bukuri të veçantë në shtëpinë tuaj. Duke marr parasysh ngjyrat tradicionale festive, duke krijuar dekorime punëdore dhe duke vendosur dekorime natyrore, festat e fund vitit do të jenë edhe më të magjishme në ambientin e shtëpisë tuaj.