Paramendoni se si do të ishte bota nëse tregtia botërore nuk do të menaxhohej siç duhej, vetëm atëherë do e kuptonit më shumë rëndësinë e doganave dhe rolin e tyre për të mbajtur një vend të sigurt.
Çdo vit, më 26 janar, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Doganave’ për të njohur rolin e zyrtarëve dhe agjencive doganore në ruajtjen e qarkullimit të mallrave përmes kufijve të botës.
‘Organizata Botërore e Doganave’ beson se derisa kufijtë ndajnë vendet me njëra-tjetrën, doganat janë ato që lidhin vendet me njëra-tjetrën.
Në shënimin e kësaj ditë, rëndësi të posaçme i kushtohet edhe transformimit digjital, për të ndërtuar një ‘ekosistem’ të të dhënave të përgjithshme doganore.