Ditën e mërkurë, Teatri Kombëtar i Kosovës ofron dramën e akademikut, Mehmet Krajës , ‘Aroma e Hënës’.
Ditë më parë, Teatri Kombëtar i Kosovës, ka filluar provat për shfaqjen në fjalë, që njëherazi është pjesë e tretë e trilogjisë ‘Hëna prej letre’, ndërsa, regjia e shfaqjes bëhet nga Rozi Kostani, profesoreshë në Akademinë e Arteve në Tiranë”.