‘Dita Globale e Familjes’ shënohet më 1 janar, duke nisur Vitin e Ri, me një mesazh pozitiv uniteti për gjithë botën. Kulturat, nacionalitetet dhe besimet, në mbarë botën, mund të jenë të ndryshme, por e vërteta është që i gjithë njerëzimi është një familje e madhe, e cila mund të mbijetojë dhe të ketë sukses vetëm nëse është e bashkuar.
‘Dita Globale e Familjes’ e njohur edhe si ‘Dita Botërore e Paqes’, festohet çdo vit, për të promovuar konceptin e harmonisë dhe unitetit në botë.
Gjithçka filloi në vitin 1997 kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara filloi Dekadën Ndërkombëtare për Kulturën e Paqes dhe Jo-Dhunë për Fëmijët e Botës. Megjithatë, ky ishte vetëm fillimi i një bote të re paqësore, pasi që në vitin 1999, të gjitha shtetet anëtare të OKB-së morën një ftesë që zyrtarisht më 1 janar, të shënojnë arritjet në zhvillimin e strategjisë drejt ndërtimit të paqes. Duke parë ndikimin pozitiv të kësaj dite, në vitin 2001, Kombet e Bashkuara vendosën që ‘Ditën Globale të Familjes’ ta shpallin si ngjarje vjetore.