“Dita e Shën Patrikut”, shenjtorit të mbrojtjes së Irlandës, është një festë fetare e cila me kalimin e kohës u bë një festë e kulturës irlandeze. Për irlandezët, kjo është një festë që e ka fillimin rreth vitit 461, kur shenjtori Shën Patrik, besohet se ngriti shumë kisha dhe manastire në Irlandë dhe ktheu shumë banorë të vendit në të krishterë.
Duke iu referuar historisë irlandeze “Dita e Shën Patrikut”, shënohet duke përdorur ngjyrën e gjelbër, në veshje dhe gjithçka tjetër, pasi Shën Patriku mbante veshur gjithnjë një mantel jeshil.
Përveç në Irlandë “Dita e Shën Patrikut”, shënohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi, Japoni, Singapor dhe Rusi.