Studentët nga Kosova, tashmë e kanë një mundësi të shkëlqyer për të studiuar në nivelin master në programe të ndryshme në Amerikë, në kuadër të programit ‘Fulbright’, që financohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Këto bursa ofrojnë mundësi të shumta për studentët nga Kosova, për të studiuar në universitetet më prestigjioze amerikane në fusha të ndryshme të studimeve. Disa nga kriteret që duhet plotësuar, për të aplikuar për këto bursa janë: Diplomë universitare, njohja e gjuhës angleze në nivel akademik dhe për të aplikuar ju duhen: letra e referencës, CV dhe një ese që shpjegon dëshirën për të studiuar në një fushë të caktuar.
Për dokumente të tjera shtesë dhe mënyrën e aplikimit, ju mund të klikoni në vegëzën: https://xk.usembassy.gov/education-culture/exchange-programs/fulbright-foreign-student-program-masters-degree/
Aplikimi do të jetë i hapur deri me datën 31 maj, të këtij viti. Nëse keni pyetje rreth kësaj mundësie dhe rreth programeve të studimeve, ju mund të kontaktoni edhe përmes e-mailit: nmusa@americancouncils.org