Njerëzit parapëlqejnë të dëgjojnë muzikë, posaçërisht derisa vozisin dhe këtë ua ofrojnë radio stacionet e ndryshme. Por, shpesh ndodh që duhet të prisni për të dëgjuar këngën tuaj të preferuar, derisa të transmetohen reklama të ndryshme në radiostacionin që jeni duke e dëgjuar.
E pikërisht sot (28 gusht), shënohet ‘Dita e Reklamave në Radio’, e cila thekson rëndësinë e tyre në gjenerimin e të ardhurave për radiostacionet, e po ashtu në ofrimin e punësimit të njerëzve.
Kjo ditë, u themelua për të përkujtuar ditën kur reklama e parë radiofonike u transmetua në një radio të Nju Jorkut, WEAF, më 28 gusht, të vitit 1922. Përderisa SHBA filluan me transmetimin e reklamave në radio stacione shumë herët, u deshën më shumë se 50 vjet që ky koncept të përhapet përtej oqeanit. Në fakt, vetëm në vitin 1973, Britania e Madhe transmetoi reklamën e saj të parë në radio, e cila u transmetua në LBC, reklamë kjo e cila promovonte ushqimin e ngrirë të markës, Birds Eye.
Ditë të tjetër e rëndësishme për të festuar ndikimin e rëndësishëm që ka bërë radio në botën moderne, përfshin edhe ‘Ditën Botërore të Radios’, e cila çdo vit shënohet në muajin shkurt.