– Sot shënohet ditëlindja e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson. Në datën e sotme, 29 gusht, të vitit 1958, kishte lindur mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, në Indiana të Amerikës. Ai ka publikuar mbi 100 hite, që arritën në pozitat e para të top listave në gjithë botën dhe ka fituar 13 çmime ‘Grammy’, përfshirë qindra çmime të tjera në muzikë.
Jackson po ashtu mban edhe mbi 15 rekorde në librin ‘Guinness’, për albumet më të shitura në botë. Albumi i tij i vitit 1982 ‘Thriller’, është albumi më i shitur i të gjitha kohërave. Michael Jackson, vdiq me 25 qershor, të vitit 2009, në shtëpinë e tij në Los Angeles. Këngët e tij vazhdojnë të pëlqehen dhe të dëgjohen me shumë ëndje edhe nga gjeneratat e reja.
– Sot, feston ditëlindjen edhe këngëtari anglez, Liam Payne i lindur në vitin 1993. Në vitin 2011, ai mbante pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli me këngën ‘What Makes You Beautiful’.