Duke njohur nevojën për të rritur potencialin e kulturës si një mjet për arritjen e prosperitetit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëjetesës paqësore globale, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2002, vendosi që data 21 maj, të shënohet si “Ditë Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”.
Kjo ditë përfaqëson një mundësi për të festuar format e shumëfishta të kulturës, nga të prekshmet dhe të paprekshmet, tek industritë krijuese, tek diversiteti i shprehjeve kulturore dhe për të reflektuar se si këto kontribuojnë në dialog, mirëkuptim reciprok dhe ekonomi të zhvilluar dhe të qëndrueshme.
“Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim” është një rast i mirë për të promovuar kulturën dhe për të theksuar rëndësinë e diversitetit të saj si një agjent përfshirjeje dhe ndryshimi pozitiv, duke promovuar vlerat e diversitetit kulturor, dialogut dhe zhvillimit në të gjithë botën.