– Në datën e sotme, 21 maj të vitit 1983, kënga ‘Let’s Dance’ nga këngëtari David Bowie, arriti në pozitën e parë në top listën amerikane ‘Billboard’.
– Më 21 maj, të vitit 2011, këngëtarja Adele, u radhit në pozitën e parë të këngëve më të mira me këngën ‘Rolling In The Deep’, pjesë e albumit të saj të dytë të titulluar ‘21’. Video klipi i kësaj kënge ishte nominuar për 7 çmime në ‘MTV Video Music Awards’. Kënga në fjalë ishte zgjedhur po ashtu nga Billboard-i, si ‘Singli i vitit 2011’.
– Në këtë datë, të vitit 1972, kishte lindur reperi amerikan, Notorious B.I.G. Ai ishte qëlluar me armë për vdekje në Los Angeles, me 9 mars, të vitit 1997, në moshën 24 vjeçare. Pas vdekjes së tij u publikuan edhe 3 albume të tjera (Post mortum), të cilët u shitën në mbi 17 milion kopje, vetëm në SHBA.