Çdo vit më 17 maj shënohet ‘Dita Botërore e Telekomuniacionit dhe Shoqërisë së Informacionit’, qëllimi i së cilës është, që të ndihmoj në ngritjen e vetëdijes për mundësitë që përdorimi i Internetit dhe teknologjive të tjera të informacionit dhe komunikimit mund të sjellin në shoqëri dhe ekonomi si dhe mënyrat për të kapërcyer ndarjet digjitale. Përmes kësaj dite, shënohet përvjetori i nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare të Telegrafit dhe krijimit të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit.
‘Dita Botërore e Telekomunikacionit’ shënohet që nga viti 1969, çdo më 17 maj, duke shënuar themelimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Kjo ditë nxit ndërgjegjësimin e njerëzve për fuqinë e informacionit dhe komunikimit për të ndërtuar shoqëri në të cilat ata mund të krijojnë, qasen, përdorin dhe ndajnë informacione dhe njohuri për të arritur potencialin e tyre të plotë.