‘Kori i Filharmonisë së Kosovës’ do të mbaj një koncert më 30 maj, me artistë të ndryshëm që do të udhëhiqet nga dirigjenti i njohur, Rafet Rudi. Koncerti në fjalë do të filloj me veprën e Lorenc Antonit, “Shkojti çika”, e që shënohet po ashtu edhe 110 vjetori i lindjes së autorit. Artistë të ndryshëm janë paraparë të marrin pjesë, të huaj e vendor, si Orges Malaj, Egil Hovland, John Leavitt, Dafina Zeqiri, Endri Sina, Olivier Messaiaen, Stephen Leek, Jaakko Mäntyjärvi, Kaltrina Miftari dhe Adelina Paloja.
Në koncert, në piano do të luajnë Artemida Qarri-Haxhiaj dhe Melos Buza, ndërsa në perkusione do të kujdesen Patris Berisha, Meriton Zajmi dhe Kenan Bytyqi. Kompozitori dhe dirigjenti Rafet Rudi, diplomoi në Dirigjim dhe Kompozim pranë Akademisë së Muzikës në Beograd, ndërsa specializoi në Konzervatorin Nacional të Parisit në klasën e kompozitorit Claude Ballif.