Plakja është një proces fiziologjik dhe natyror, por kjo nuk do të thotë paaftësi apo sëmundje, prandaj Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1990, vendosi që data 1 tetor, të shënohet si ’Dita Botërore e të Moshuarve’, e cila do të shërbejë për të shtuar edhe më tutje respektin dhe kujdesin ndaj të moshuarve.
Pikërisht për këtë ditë, Radio KFOR-i mori një mesazh nga menaxherja e ‘Shtëpisë Private të Pleqve në Kaçanik’, Blerta Jaha e cila tha: “Vendose veten në vendin e një personi të moshuar, kur e kupton se trupi yt po dobësohet, së fuqia po të lë dhe është e vështirë të përballesh me pasigurinë që mund të ndjesh për të ardhmen, qoftë mendërisht ashtu dhe fizikisht. Ne kemi përgjegjësi që t’iu japim ndihmën për të cilën ata kanë nevojë. Ndaj, kujdesuni për ta, qëndroni me ta çdo ditë të jetës së tyre, sepse edhe ne, një ditë, do jemi pjese e kësaj gjenerate.”
Motoja e shënimit të ‘Ditës së të Moshuarve’, për këtë vit, është ‘Barazi digjitale për të gjitha moshat’, e cila afirmon nevojën për qasje dhe pjesëmarrje kuptimplote në botën digjitale nga personat e moshuar.