– Më 21 mars, të vitit 1987, rokerët irlandezë U2 u ngjitën në krye të top listave muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tyre të pestë, të titulluar “The Joshua Tree”.
– Me 21 mars, të vitit 2014, këngëtarja Shakira, ka publikuar albumin e saj të 10-të me radhë të cilin e ka emërtuar ‘Shakira’, ku si mysafire në album ishte edhe këngëtarja Rihanna. Të dyja këngëtaret bashkëpunuan në duetin “Can’t Remember To Forget You”.
– Në po këtë datë, të vitit 2001, Eminem u urdhërua të paguante 476 mijë dollarë, si pjesë e marrëveshjes së divorcit me ish-gruan e tij Kim. Gjithashtu, si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Eminem do të mbante rezidencën amerikane dhe ata do të ndanin kujdestarinë e vajzës së tyre pesëvjeçare, Hailie Jade.