‘Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim’ shënohet çdo vit me datën 10 nëntor, për të theksuar rolin e rëndësishëm të shkencës në shoqëri.
Festimi i sivjetshëm i ‘Ditës Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim’, do të nxjerrë në pah rëndësinë e “Shkencave Bazë për Zhvillimin e Qëndrueshëm”, e cila synon të nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm që luan shkenca bazë, në avancimin e njohurive për mirëqenien e shoqërisë dhe zhvillimin e saj të qëndrueshëm.
Po ashtu, kjo ditë ofron mundësi për të shfaqur disa nga mënyrat në të cilat të mësuarit nga natyra dhe thellimi i të kuptuarit tonë të fenomeneve komplekse natyrore dhe shoqërore, mund të vendosin themele për zgjidhje inovative për të mirën e përbashkët.