– Më 10 nëntor, të vitit 2008, Coldplay u shpallën grupi me albumet më të shitura nga ‘World Music Awards’, që u mbajt në Monako. Grupi po ashtu fitoi çmimin “Rock Act Of The Year”, për albumin e tyre ‘Viva La Vida’, duke u bërë albumi kryesues në top listat botërore të muzikës.
– Më 10 nëntor, të vitit 1973, kënga ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John, u pozicionua e para në top listën e këngëve më të mira në Amerikë, ku qëndroi për 8 javë me radhë.
– Në këtë datë, në vitin 1990, Vanilla Ice filloi qëndrimin 16 javor në pozitën e parë në top listën e albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tyre ‘To The Extreme’.