Deri në vitin 2050, gati 70% e njerëzve në mbarë botën do të jetojnë në qytete dhe mjedise të tjera urbane. Edhe pse shumë nga ta do të përfitojnë nga statusi i tyre urban, urbanizimi i shpejtë dhe i paplanifikuar mund të ketë ndikime negative në shëndetin social dhe mjedisor, veçanërisht tek më të varfrit dhe më të cenuarit.
Këto ndryshime kërkojnë një udhëheqje të fortë të qytetit, për të zbatuar politika dhe shërbime publike shumë-sektoriale, të rëndësishme për shëndetin.
Dita e sotme, e njohur si ‘Dita Botërore e Qyteteve’, për herë të parë u shënua nga Kombet e Bashkuara, në vitin 2014, ku çdo vit për të shënuar këtë ditë, caktohet një temë specifike. Tema e këtij viti është ‘Act Local to Go Global’, ku tregohet se zbatimi është lokal, por qëllimet janë në shtrirje globale.