– Në këtë datë, të vitit 1980, Bruce Springsteen publikoi albumin ‘The River’, që u bë albumi i parë i këngëtarit, që po kryesonte top listën e albumeve më të mira, në Amerikë.
– Me 1 nëntor, të vitit 1955, grupi i zhanrit R&B, The Famous Flames, i udhëhequr nga këngëtari James Brown, kanë publikuan demon e këngës ‘Please, Please, Please’, e cila u transmetua në radio ‘Macon Georgia’. Pas publikimit të kësaj demoje, ata nënshkruan kontratë me ‘King Records’.
– Ishte 1 nëntor, i vitit 1969, kur Elvis Presley, arriti pozitën e parë në top listën e hiteve amerikane, me këngën ‘Suspicious Minds ’, ndërsa në rangimin e top listave britanike, Presley radhitej në pozitën e dytë.