“Dita Botërore e Qyteteve”, kremtohet çdo vit më 31 tetor, që nga viti 2014, për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e qyteteve në zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe mbi rolin e tyre në përballimin e sfidave globale, siç janë urbanizimi, ndryshimet klimatike dhe mbrojtja e mjedisit.
Pjesëmarrësit, në gjithë botën, sot organizojnë aktivitete dhe ngjarje që promovojnë pjesëmarrjen qytetare, kulturën lokale dhe planet për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që ofrojnë qytetet në epokën moderne.
Duke e ditur që të rinjtë mbrojnë hapa dhe veprime më të guximshme për të trajtuar krizën klimatike në qytetet tona dhe shfaqur ide të guximshme dhe objektiva ambicioze, tema specifike e këtij viti është “Të rinjtë udhëheqin klimën dhe veprimin lokal për qytetet”.