Mbipopullimi është një shqetësim kritik, pasi burimet e botës po përdoren me një ritëm të paqëndrueshëm. Përveç kësaj, nevoja për të garantuar që gratë të kenë akses në planifikimin familjar, barazinë gjinore dhe në kujdesin shëndetësor, kanë bërë që 11 korriku të shënohet si “Dita Botërore e Popullsisë”, e organizuar nga Kombet e Bashkuara.
Tema e këtij viti është “Një botë prej 8 miliardë banorësh: Drejt një të ardhmeje elastike për të gjithë – Shfrytëzimi i mundësive dhe sigurimi i të drejtave dhe zgjedhjeve për të gjithë”.
Në botë, sot jetojnë 8 miliardë njerëz, por jo të gjithë kanë të drejta dhe mundësi të barabarta. Shumë individë vazhdojnë të përjetojnë diskriminim, ngacmim dhe dhunë të bazuara në gjini, përkatësi etnike, besim, orientimin seksual, aftësi të kufizuara etj.
Prandaj, shënimi i “Ditës Botërore e Popullsisë” ndihmon në ndërgjegjësimin e popullatës, duke organizuar seminare, diskutime, sesione edukative, konkurse publike, slogane, seminare, debate të ndryshme që kanë të bëjnë me popullsinë botërore.