Vlerësohet se mbi 900 milion lloje të insekteve që gjenden në Tokë, mund të jenë të rrezikshme për jetën e njeriut. Për të rritur ndërgjegjësimin e rrezikut ndaj tyre, sot me 6 qershor shënohet ‘Dita e Ndërgjegjësimit ndaj insekteve të rrezikshme’.
‘Dita Botërore e Insekteve të rrezikshme’, vë në pah gjithashtu rolin e profesionistëve të kontrollit të insekteve, që punojnë për të siguruar mjedise të sigurta dhe të shëndetshme për njerëzit. Kjo ditë po ashtu është e rëndësishme për vendet të cilat vuajnë nga sëmundja e Malarias, sëmundje kjo që shkaktohet nga kontakti me insekte të infektuara, të cilat me pickimin e tyre infektojnë njerëzit.
Në pothuajse gjithë botën çdo vit bëhet edhe dezinsektimi i ambientit, me qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve të dëmshme dhe parandalimin e sëmundjeve infektive.