Prishtina Pride, duke filluar nga data e sotme 6 qershor e deri më 9 qershor, do të organizojë Javën e Krenarisë, një formë e festimit që gjithashtu po konsiderohet rezistencë paqësore për të adresuar çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+.
Java e Krenarisë përmes diskutimeve, ekspozitave artistike, aksioneve rrugore, festave e protestave do t’i bëjë bashkë personat queer dhe aleatët, për të treguar se edhe ata janë pjesë e këtij vendi dhe pjesë e çdo familjeje.
Pjesë e kësaj jave, do të jetë edhe Parada e Krenarisë, që do të nis në Shesh të Prishtinës, me 9 qershor, nga ora 11:00.
Java e Krenarisë pritet të përmbyllet me koncertin Prishtina Pride “Krejt bashkë!”, ku pjesë e skenës së këtij koncerti do të jenë Jimmy Band, Zwadda, Rebiswan dhe Matale.