Imagjinoni të jetoni një jetë ku rrezet e diellit bëhen shqetësuese, skuqjet mbulojnë trupin tuaj, lodhja bëhet rend i ditës dhe problemet me nyjet janë gjithmonë prezente. Këto janë vetëm disa nga situatat problematike që kalojnë pacientët me lupus. Është shqetësues fakti se shumë pak njerëz e dinë që sëmundja e lupusit ekziston. Ata mund të mësojnë për sëmundjen, vetëm kur ata ose dikush që e njohin është diagnostikuar me lupus.
‘Dita Botërore e Lupusit’ u krijua për të ndihmuar njerëzit të kuptojë më mirë këtë sëmundje auto imune. Dita globale e ndërgjegjësimit për Lupusin, shënohet çdo vit me datën 10 maj. I gjithë muaji maj, njihet gjithashtu si muaji botëror i ndërgjegjësimit për Lupusin.
Disa nga shenjat dhe simptomat e Lupusit ngjajnë me ato të sëmundjeve të tjera, megjithatë, simptomat e zakonshme të lupusit janë:
– Lodhje
– Skuqje në forma të fluturës që mbulojnë shtresën e lëkurës së faqeve, urën e hundës dhe pjesë të tjera të trupit
– Dhimbje koke dhe humbje të kujtesës
– Dhimbje dhe ënjtje në kyçe
– Rënia e flokëve në lëkurën e kokës
– Ndjeshmëri ndaj diellit
– Gishtërinjtë dhe gishtat e dorës zbehen ose marrin ngjyrë vjollce nga të ftohtit.
Lupusi është një lloj sëmundje kronike auto-imune, ku sistemi imun i trupit bëhet hiperaktiv dhe sulmon organet dhe indet e vet trupit. Inflamacioni shkakton dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit duke përfshirë zemrën, lëkurën, kyçet, veshkat, mushkëritë, trurin dhe qelizat e gjakut.