Duke u bazuar në raportin e profesionistëve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, dhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Kurse sa i përket vaksinimit, përgjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 32 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe më tutje bëhet ftesë për të mbajtur maskë, për të respektuar distancën dhe për të mbajtur higjienën!