Merre shoqen, kolegen apo motrën dhe shko këtë të enjte nga ora 18:15, në Kinematë Cineplexx në Prishtinë apo Prizren, ku ju pret filmi i jashtëzakonshëm, ’Luaneshat e Kodrës’, i cili po vlerësohet nëpër shumë festivale prestigjioze nëpër botë, fitues i çmimit “The Heart of Sarajevo Film Festival” dhe i nominuar në Cannes.
Gjatë ‘’Ladies Night’’, do të ndahen shpërblime të shumta për të gjitha vajzat/gratë pjesëmarrëse.
Filmi “Luaneshat e Kodrës” me regji të Luana Bajramit, i xhiruar në Kosovë shtjellon ëndrrat e tri personazheve kryesore që vijnë nën aktrimin e jashtëzakonshëm të Flaka Latifit, Era Balajt dhe Uratë Shabanit. Këto tri shoqe të pandashme me njëra tjetrën që refuzojnë ti shpalosin vështirësitë e tyre personale mes vete, përfytyrojnë një të ardhme të ndritur. Diku larg vendit ku ato jetojnë, në një qytet të madh, aty ku nuk ekzistojnë thashethemet dhe pengesat nëpër të cilat duhet të kalojnë çdo ditë të jetës së tyre, është pikërisht ai vegimi përrallor që mban gjallë shpresat, pritjet e parashikimet e tyre gjatë rrugëtimit të tyre të quajtur ‘jetë’.
Biletat për të parë këtë film, tashmë janë në shitje dhe mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOs dhe android) apo në kinema nga ora 14:30. Oraret e filmit mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.