Më 20 qershor, ftohen të gjithë njerëzit e botës që njëkohësisht të hidhen në ajër. Kjo iniciativë po merret me një qëllim, që të ndryshohet orbita e Tokës, një metodë e pazakontë për të luftuar ngrohjen globale.
Shënimi i një dite të tillë, si koncept, u propozua nga artisti gjerman, Torsten Lauschmann për ta informuar masën rreth efekteve që ka ngrohja globale.
Gjithsesi, në realitet ky aktivitet nuk ka sens, sepse sipas studiuesve pesha e planetit Tokë, vlerësohet të jetë rreth 5 septilion kg, ndërsa masa e përgjithshme e njerëzve që do të merrnin pjesë në këtë aktivitet, nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar orbitën e planetit.
“Dita Botërore e Kërcimit në Ajër” shënohet për t’i inspiruar të gjithë, ndaj një teme kaq të ndjeshme siç është ngrohja globale.